Showbiz22 Qershor 2024, 16:51

"Më hanë duart", pas suksesi në BBV3 Egla Ceno pjesëmarrëse në 'Grande Fratello'? Aktroja ngre dyshime

Shkruar nga Pamfleti

"Më hanë duart", pas suksesi në BBV3 Egla Ceno

Fituesja e Big Brother VIP 3, Egla Ceno ka habitur me një postim në Instastory, ku ka ngritur aludimet se mund të marrë pjesë në edicionin e ri të Grande Fratello në Itali.

Pasi rrëmbeu çmimin e madh në Shqipëri, mesa duket Egla synon të rrëmbejë fitoren dhe në Itali.

“Pas Big Brother Vip Albania “më hanë duart” për Grande Fratello! Vazhdiamo”, ka shkruar Egla në postimin e saj.

Kujtojmë se aktroja fitoi edicionin e tretë të BBV në një përballje ‘kokë më kokë’ me aktorin Jul Deda. Gjithashtu në natën finale arritën të ishin edhe Romoe Veshaj, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi.

"Më hanë duart", pas suksesi në BBV3 Egla Ceno