TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Mars 2024, 10:17

Me kë e ka? Sara Gjordeni kërcënon me gjyq personat që i ‘marrin nëpër këmbë’ nderin

Shkruar nga Pamfleti

Me kë e ka? Sara Gjordeni kërcënon me gjyq personat që i

Sara Gjordeni është një prej ish-konkurrenteve të formatit të ‘BBV3’, madje lidhja e saj me Bardhin është një ndër më të përfolurat kudo nëpër rrjet.

Shpesh herë kemi parë reagime të shumta prej Sarës ku ka hedhur poshtë çdo aludim apo akuzë të drejtuar ndaj saj.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka postuar në ‘Instastory‘ një shkrim për të gjithë personat që kanë hedhur baltë mbi emrin e saj dhe përmend se ata persona duhen çuar në gjykatë dhe të degjenerohen:

“Ça janë këto figura publike që as i njoh, as i kam takuar kurrë e marrin përsipër të dalin e llapin lart e poshtë nëpër emisione për moralin, nderin tim, listën time dhe ex-at e mi imagjinarë??

S’njoh as edhe një nga emrat që më janë vendosur mbi kurriz si ex-at e mi, asnjë!

Nga deklaratat tuaja janë prodhuar lajme nga më të këqiat për mua o njerëz pa jetë! O njerëz të kalbur! Që shiteni për 100 euro në backstage të dilni dhe flisni pisllëqe.

Ma shpifët se tani po jua shoh intervistat. Ju rroni kot qëkur pranoni ftesën të shkoni në një emision ku ceket nderi im si vajzë o kokrrat e rrugaçëve!

Pse s;po dilni më të jepni deklarata që kur dola nga BBV?

Ju duheni çuar një e nga një në gjykatë përfundimisht, t’ju degjeneroj!”, përfundon statusi i mllefosur i Sarës.

Me kë e ka? Sara Gjordeni kërcënon me gjyq personat që i

sara gjordeni status nderi

Lini një Përgjigje