
Teksa ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Loredana Brati, zbuloi se ishte e martuar ‘de jure’. Edhe pse ishte ndarë nga ish-partneri, ky i fundit nuk i kishte dhënë divorcin.
Ish-banorja e BBV zbuloi në “Goca dhe Gra” se është zyrtarisht beqare. Loredana tregoi se ka përfunduar martesa që kishte zgjatur disa vite, raport i krijuar për letrat italiane.
“Po, sapo jam divorcuar. Martesa ishte për letra, zgjati tre vjet dhe javën e kaluar i dhashë fund”, ka pohuar Loredana me sinqeritet.
Çuditërisht, në një përballje me Olën, kur ishte brenda shtëpisë së Big Brother, Lori pati deklaruar se u martua dhe e ‘bëri këtë gabim sepse u dashurua’, por në ‘Goca dhe Gra’ ajo tha se ishte martuar ‘për letra’.
Ndërkohë fansat e saj janë kuriozë që të dine se çfarë po ndodh me raportin e saj me këngëtarin, Jozefin Marku. Ata krijuan një histori dashurie brenda shtëpisë së BBV 4, e cila pati mjaft ulje dhe ngritje.
Edhe pse nuk kanë deklaruar asgjë publikisht, flitet se çifti është ende bashkë.
Lini një Përgjigje