
Dy modelet e njohura, Gigi dhe Bella Hadid kanë zbuluar se kanë një motër nga babai, 23-vjeçaren Aydan Nix.
Teksa kanë folur për Daily Mail, ato treguan se Aydan është vajza e Mohamed Hadid dhe Terri Hatfield Dull, e lindur pas një lidhje të shkurtër të Mohamedit. Një romancë kjo që ka nisur pas divorcit të tij me Yolanda Hadid në vitin 2001.
E rritur në Florida, Aydan mësoi për lidhjen e saj biologjike me familjen Hadid vetëm pas një testi gjenetik që bëri pas vdekjes së njeriut që e kishte njohur si baba.
“Që nga momenti që u njohëm në fund të 2023-shit, e kemi përqafuar me dashuri dhe kemi kaluar kohë së bashku si familje.”-kanë thënë motrat Hadid.
Në përfundim, ato kërkuan respekt për privatësinë e motrës së tyre së sapozbuluar, që tani jeton në Nju Jork.
Lini një Përgjigje