TAGS-AT E JAVËS

Showbiz21 Tetor 2025, 13:03

Melinda Ademi shtatzënë? Detaji që ngriti dyshimet

Shkruar nga Pamfleti

Melinda Ademi shtatzënë? Detaji që ngriti dyshimet

Melinda Ademi kurorëzoi pak kohë më parë dashurinë me menaxherin e saj, Granit Muhaxherin. Propozimi ishte një ‘spektakël’ më vete dhe martesa e tyre private u përfol gjerësisht në rrjete sociale. Duket se çifti e ka patur me ‘hapa të shpejtë’, pasi ndjekësit kanë vënë re diçka tjetër që ka ngritur shumë pikëpyetje.

Në një video të publikuar së fundmi në Instastory, Melinda shihet në bord të një avioni, e veshur me stilin e saj karakteristik, por vëmendjen e mori diçka tjetër: barku i saj i rrumbullakosur. Teksa reperja shfaqet duke mbajtur dorën afër unazës së martesës me diamante, fansat kanë vënë re se ajo dukej sikur po përpiqej të fshihte barkun, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

Megjithatë, as Melinda dhe as Graniti nuk kanë reaguar publikisht për këto thashetheme. Komentet e ndjekësve janë të shumta, ndërsa shumë prej tyre janë të bindur se çifti shumë shpejt mund të sjellë në jetë fëmijën e parë.

Deri më tani, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një “pritje të ëmbël” apo thjesht për një iluzion optik nga veshja, por një gjë është e sigurt: Melinda Ademi po e jeton një nga periudhat më të lumtura të jetës së saj, si në karrierë, ashtu edhe në dashuri.

Melinda Ademi shtatzënë? Detaji që ngriti dyshimet

melinda ademi granit muhaxheri

Lini një Përgjigje