TAGS-AT E JAVËS

Showbiz20 Tetor 2025, 19:18

Vesa Vllasaliu dhe sulmuesi i Kombëtares nuk fshihen më, publikojnë foto duke u puthur

Shkruar nga Pamfleti

Vesa Vllasaliu dhe sulmuesi i Kombëtares nuk fshihen më,

Vesa Vllasaliu dhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Mirlind Daku, kanë konfirmuar lidhjen e tyre.

Ka qenë vetë Vesa ajo e cila ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta me partnerin e saj, teksa puthen.

Po ashtu, ajo ka publikuar në “Instastory” edhe foton e një buqete me trëndafila të kuq, që mesa duket ia ka dhuruar Daku për përvjetorin e lidhjes.

Vesa Vllasaliu dhe sulmuesi i Kombëtares nuk fshihen më,

“Gëzuar përvjetorin”, lexohet në foton e publikuar.

Vesa Vllasaliu dhe sulmuesi i Kombëtares nuk fshihen më,

Edhe pse lidhjen ata e kanë mbajtur të fshehtë nga vëmendja publike, për muaj me radhë është folur për romancën mes tyre.

Në media janë raportuar raste kur Vesa është parë duke e përkrahur Dakun në ndeshje të ndryshme, përfshirë edhe në stadiumin “Air Albania”, gjatë përballje ndaj Letonisë.

Lini një Përgjigje