
Pasditen e djeshme, debate të ashpra kanë ndodhur mes banorëve, ku në qendër të diskutimeve ka qenë Meritoni, i cili është përplasur me Erjolën, Julin, Gracianon dhe Romeon.
Nuk është ende e qartë se si ka nisur debati por sipas disa videove që janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, pretendohet që dikush nga banorët i ka thënë Meritonit se nuk është në Big-un e Kosovës. Kjo ka shkaktuar nje zemratë tek Meritoni, i cili është shprehur se nuk duhet të bëhen diferencime.
Pas këtij debati, Meritoni është larguar për të shkuar në tualet, por nga pas i ka shkuar Liami, i cili është munduar të qetësojë Meritonin.
Meritoni: Po ik o vëlla, largohu, ik atje.
Liami: Jemi të gjithë një komb por ti çfarë ke me mua, çfarë të bëra?
Meritoni: Ik andej, mos të të shoh, ik o burri i dheut.
Liami: Qetësohu.
Meritoni: Po të them ik. Ik o zotëri. Mos m’u afro.
Liami: Hajde flasim. Jemi të gjithë shqiptarë.
Meritoni: Po ik po të them. Jua q*fsha familjen.
Lini një Përgjigje