
Së shpejti pritet të nisë “Big Brother VIP Kosova 3”.
Emri i Milaim Zekës është përfolur së tepërmi, si një personazh që do t'i bashkohet këtij formati, por jo si banor.
Kjo pasi në rolin e banorit do jetë e vështirë që ta shohim, teksa për të tjera role nuk dihet. E me shumë gjasë, Zekën mund ta shohim në vjeshtë në sezonin e tretë të Big Brother VIP Kosovës në rolin e opinionistit.
Në pamjet e siguruara nga “Prive”, gazetari i mirënjohur është parë duke dalë së fundmi nga studiot e produksionit.
“Pamfleti” kontaktoi me Z.Zeka për të marrë një prononcim, por sipas gazetarit karizmatik, ende nuk është vendosur asgjë definitivisht, duke lënë të kuptohet që e ka marrë ftesën për rolin e opinionistit: “Duhet me fol me Manushin, se mos po më nxjerr prej rrethi”, shprehet Milaimi me humor dhe me gjithë sinqeritetin që e karakterizon.
Lini një Përgjigje