
Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fifit nuk zgjati fare.
Lart e poshtë po qarkullojnë “thashetheme” se dy artistet janë “zënë” me njëra-tjetrën dhe shkak dyshohet të jenë bërë të ardhurat e projektit të tyre më të ri.
Referuar burimeve të sigurta pranë dy vajzave, thuhet se ka qenë Fifi ajo e cila ka kërkuar një përqindje më të lartë të fitimeve duke qenë se me këngën e publikuar tre ditë më parë, ajo është marrë më së shumti.
Madje, madje, përveç këtyre zërave, kënga e tyre nuk ekziston fare në “Youtube”.
Ato kanë vendosur që ta fshijnë, duke lënë kështu të zhgënjyer mijëra fansa të cilët e “e përqafuan” menjëherë këtë projekt të tyre të ri.
Ndërkohë, që nga po të njëjtat burime thuhet se Egli do të “shtrëngojë duart” me kompaninë e cila menaxhon dhe Gjestin.
Pasi ajo nuk pranoi ofertën e këngëtarit më herët, flitet se pas këtij debati me Fifin, ish-banorja e Big Brother Vip të bëhet bashkë me Gjestin, te e njëjta kompani menaxheriale.
Në krye të herës u duk se Fifi dhe Egli do e zgjasnin shumë shoqërinë e tyre. Kjo, pasi vajzat kanë patur rrugëtim të ngjashëm në Big Brother: të dyja të obsesionura me një personazh mashkull, që nuk i kthente të njëjtën vëmendje.
Por nuk qe e thënë: mesa duket të ngjashmet, shtyhen. E thotë fizika!
Lini një Përgjigje