TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Tetor 2024, 13:26

‘Misioni’ i Blerina Brakës tek ‘Kënga Magjike’: I këndoj dhimbjes së motrës sime për atë që ka përjetuar

Shkruar nga Pamfleti

‘Misioni’ i Blerina Brakës tek ‘Kënga

“Mirëmëngjes” është titulli i këngës konkuruese në “Kënga Magjike”, interpretuar nga Blerina Braka. Për Ardit Gjebrean këngëtarja tregoi se kënga e saj është një dedikim. Për herë të parë, ajo zbuloi rastin fatkeq të dhunës në familjen e saj.

Braka u shpreh: Kënga ‘Mirëmëngjes’ është dedikim. Kjo pjesë është një ngjarje e përjetuar nga motra ime, e cila ka pasur një jetë me probleme, si shumica e grave në Shqipëri. Kënga më lidh me historinë e motrës sime dhe kur e këndoj përjetoj edhe unë, atë që ka përjetuar motra ime.

Dhuna është një fenomen në rritje, ku fatkeqësisht shumë gra sa vjen e humbin jetën prej agresorëve. Në këto raste, jo vetëm festivali, por çdo artist ka mision të ndërgjegjësojë dhe të emanciopojë nëpërmjet nismave artistike.

blerina braka motra kenga magjike

Lini një Përgjigje