TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Tetor 2025, 14:26

Mjeku i fëmijëve prek me deklaratën: Kam 22 vjet që nuk kam asnjë kontakt me tim bir

Shkruar nga Pamfleti

Mjeku i fëmijëve prek me deklaratën: Kam 22 vjet që nuk kam

Mjeku i njohur neonatolog dhe pediatër, Edi Tushe ka folur me shumë ndjeshmëri për jetën e tij personale gjatë intervistës në “Galeri” me Edi Manushi.

Gjatë bisedës, Tushe ka rrëfyer se prej vitit 2003 nuk ka më asnjë komunikim me djalin e tij, nga martesa e parë, i cili jeton në Kanada.

“Jam përpjekur të lidhem edhe me njerëzit e ish-bashkëshortes sime, sepse kam një marrëdhënie të mirë me ta. Ai është në Kanada. Nuk është e lehtë t’i shpëtosh një indoktrinimi të caktuar. Të gjithë ata që ikën bashkë me djalin tim atje, i kanë prerë të gjitha marrëdhëniet me Shqipërinë”, u shpreh Tushe.

Mjeku pediatër tregoi se i biri, Idliri, dikur kishte shprehur dëshirën për të ndjekur rrugën e tij profesionale.

“Im bir e pa në Tiranë se sa e donim ne. Ka dhe një foto nga zyra ime dhe aty mori dëshirën për të vazhduar mjekësinë", tha ai, duke shtuar se nuk di ta shpjegojë arsyen e shkëputjes.

Tushe përcolli një mesazh prekës për të birin:

“Ai është djali im. Do doja ta kisha në krahë dhe të jetë i lumtur, i arrirë në jetë, t’i ketë realizuar ëndrrat e tij. Kjo do ishte e vetmja gjë që do të doja për të. Unë vetë kam vuajtur, dhe vuajtjet e bëjnë njeriun më të butë, më të ëmbël, por ndonjëherë edhe më të ashpër. Varet se si e sheh jetën.”

Tushe ka kujtuar periudhën e adoleshencës, duke rrëfyer një bisedë prekëse që kishte pasur me të atin:

“Në një moment kur isha adoleshent, periudha kur ti i kundërshton prindërit dhe i sheh si injorantë apo jashtë kohe, i thashë tim eti: ‘Pse e flet kështu italishten, ç’është kjo italishte e çalë?’ Dhe ai më tha: ‘Vërtetë mor bir, nuk jam aq i ditur sa ti, por qëllimi i prindit është ta bëjë fëmijën më të ditur se ç’është vetë. Por mbaje mend, sa herë të thuash jam i biri i filanit e filanes, mbaje kokën lart, që askush të mos thotë kush është ai që ka këta prindër.’”

Ai shtoi se nga prindërit kishte marrë një mësim të vlefshëm për harmoninë familjare:

“E kam pyetur babain tim: nëse ndodh ndonjë problem mes meje dhe mamasë, me kë do bëhesh? Ai më tha ‘me mamin’. U mërzita pak, prisja tjetër përgjigje. Më vonë e pyeta nënën time për të njëjtën gjë, dhe ajo më tha ‘me babin’. Ky ishte një shembull i mrekullueshëm harmonie, që e bën të shëndetshme gjithë familjen.”

Në intervistë, Tushe foli edhe për vëllanë e tij, i cili sipas tij ka kaluar një periudhë shumë të vështirë gjatë viteve të komunizmit.

“Kur vëllai im ishte 16 vjeç, u njoh me një vajzë italiane, vajza e një diplomati në Tiranë. Kishin vetëm shoqëri, ishin fëmijë, bënin stërvitje basketbolli bashkë. Por kur ai arriti moshën madhore, në vitin e parë të fakultetit, e arrestuan. Akuza e parë ishte ‘tradhti e lartë ndaj atdheut’ dhe ‘spiunazh për katër agjentura të huaja’. Për një djalë që sapo kishte bërë 18 vjeç, kjo ishte absurde. E gjitha ajo kohë ishte absurde,” – tha mjeku.

edi tushe i biri

2 Komente

  1. O
    Opkadolka

    Ky eshte maskara i maskarenjve, nje monster e vertete. Pervers. Po djalin aty e kishe pa ikur ne Kanada, djali te erdhi ne 2077 o mashtrues dhe jo ne 2003 qe genjen ti. Athere ishe i krehur me stil e sh i ngrefosur ndaj bej çudi si merr mundimin ti te japesh intervista kaq nostalgjike…ti mashtrues. Po tamam tamam ty te njef ish gruaja dhe gruaja tani Adriana Misja qe e ke rrahur e masakruar dhe ne sy te kolegeve ne Maternitetin e Tiranes. Çte beje korba e hengri sapunin per djathe, la ate pik burri Gjergji Shuteriqi dhe u perzje me ty qe je llum i llumit. Po ti kur djali ishte i vogel teper i vogel u terbove e beje jete çakerqejfi zarbe. Nena e tij e rriti me shume sakrifica dhe perkushtim , kurse ti beje deklarata se per kariere prish dhe familjen sikurse dhe e prishe. Ti je njeri i konjukturave dhe intrigave. Tek ish shefja jote veje pernate medemek se shikoje televizor dhe pse ne shtepi e kishit televizorin, po papritur dhe pakujtuar i bere puçin ish shefes qe per muaj te tere ngryseshit bashke ne shtepine e saj dhe ne mbledhjen qe u be ti bere çmos, qe ta shkarkonin nga detyra. Ja ky monster je ti. Apo te doli demode ish shefja. Je shume i kapshem per te shfrytezuar te tjeret ti dhe per ti rrenuar per perftimet e tua. Ashtu si veprove me ish gruan qe ishte mbesa e Haki Tiskes dhe ti e shfruytezove per tu transferuar nga Kukesi ne Tirane. Jeta tende ka qene si shahist per te luajtur guret e shaut. Ti ke luajtur me njerezit rreth teje dhe jeten e djalit tend sikur i kishe gure shahu. Ti je i oashpirt me femijen tend dhe me gruan tani, Adriana Misja. Tani kushedi ku te fle Lepuri qe u kujtove per djalin se kur kishte nevoje djali per ty qe nga kerkesat me minimale e deri ne marrjen e shume vendimeve ne jeten e tij ti nuk u bere i gjalle. Ti je mashtrues, genjen kur thua djali erdhi ne 2003, genjen doktor ka qene viti 2007. Dhe erdhi djali per t’ju takuar jo ti se ti beje jete cakerrqejfi dhe nga alkooli qe pije neper lokale bije me kembe perpjete nga karikja dhe ste zinte njeri me dore as gruaja jote e dyte se i vinte ndot dhe turp nga ty. Do kesh qene i pire doktor ose atehere kur te takoj djali ose ate dite ne interviste. Ku te fle lepuri doktor pa nuk ke as din as iman ti si per djalin dhe as oer gruan e dyte qe ka hequr piken e zeze nga ty. Nuk dime kush genjen nga ju te dy vellezerit, ti qe nuk te ka pelqyer italishtja e babajt tend apo yt vella qe thote babaj jone kishte studjuar ne Itali, kete sa per te treguar sa ordinere jeni ju.

    1. E
      Enverie emri i plote

      Kujt ja ka shprehur djali jot deshiren per te studjuar per mjek more mashtrues. Po ti sdije ku kishe koken more qen bir qeni. Kur djali tend ishte ne universitet ishte dhe jetonte me nenen e tij heroine qe e hoqi zvarre si macja mine qysh kur ti i bere divorcin ish gruas tende dhe deri me sot qe ti kujtohesh per evlatin tend. Turp te te vije madhtrues dhe intrigant na tregon perralla kalamajsh jo i thashe babit keshtu dhe mamit ashtu. Duke idealizuar prinderit dhe familjen tende. Ti qe je terrorizuar me zorren e ujit lakuriq me by*e perjashta nga nje nene sadiste me kartele skizofrenie. Ti mashtrues qe dhe per denimin e vellajt mesiguri ke gisht aq i pabese ke qene. Ty qe te gjeti ne krevatin dopjo Gjergji Shuteriqi alamet djali dhe i shkaterrove familjen. Ti je llumi i llumit po me mire te njeh gruaja e dyte ty more zarbe e zarbave. Qe e ke poshteruar e masakruar ne kolektivin e punes tek materniteti i vjeter. E di pse se te gjithe qe njifnin ish gruan te mallkonin e thoshin ishalla perfundon me Adriana Misjan qe e kishe kolege ne maternitet dhe ta rrihje e ta dhunoje mes kolegeve. Dhe keshtu ndodhi more zagarr i zagarreve per te dale e drejta e nenes te djalit tend qe nuk e suportove ne rritjen e tet biri. Si more tu ngjallen morrat ty dhe u kujtove per djalin tend Idlir. Dhe pa pike turpi deklaron: Une dua ta kem ne krah djalin tim. Po kur kidhte nevoje djali tend e ti u çakerrdise e haje e pije ne restirantet me te shtrenjta ku ishe ti zarbe. Ku te fle lepuri dooooktor pa leri keto pallavra ti mashtrues. Erdhi djali ju kerkoj ju dhe jo juve ate. Pale qe ti ske ditur ku kishe koken maskara i maskarenjve. Djali erdhi dhe e percaktoj me gojen e tij se cfare monster je ti. Ti nuk behesh njeri ti ske ndergjegje. Doktoor dardha e ka bishtin mbrapa. Te kujtohet kur te diskreditonte yt vella e te thoshte si more le ate grua te ndershme dhe more kete kurve qe te dy i perdhoset shtepine Gjergji Shuteriqit. Doktooor ja te erdhi dhe mosha e pensionit, se shpejti mbyll dhe karieren qe thoje une per kariere shkaterroj dhe familjen ja ke mbushur dhe doren me para po te gjitha ikin e vene rendesi ka te kesh familjen, te kesh djalin tend ne krah po u kujtove vone shume vone. I thone nje fjale kur te vine mente sti hane as qente. Tani varr ato medaljet e shkolles ne kornize o te fshifte mortja kur ske turp e mburresh me to si kalama. Turp te te vije o cope e mishit. Mburu me to se ste ka ngelur gje e mbylle me turp o kriminel i djalit tend. Ti je i shitur dhe i blere nuk je Prind, nuk mesove kurre te ishe baba. Ky eshte mallkimi me i madh qe ke mare nga Zoti.

      Lini një Përgjigje