TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Shkurt 2025, 11:14

“M’u kujtua Beqir Balluku”, Dajana Shabani ironizon kryeministrin Rama: Je i paparë për marketing (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“M’u kujtua Beqir Balluku”, Dajana Shabani ironizon

Moderatorja Dajana Shabani, e cila shquhet sa për sinqeritet edhe për batuta ‘pikante’ duket se ka patur ‘dy fjalë’ për kryeministrin e vendit Edi Rama, i cili është shumë i famshëm për shprehjen e tij: Hëngrën dardha pas shpinës sime.

Nisur dhe nga zhvillimet në vend, ajo ka bërë një paralelizëm mes kryeministrit të sotëm dhe diktatorit Enver Hoxha:

“Një herë e një kohë (se m’u dukte dhe simpatik), unë varem tek ballkoni i Pallatit të Kongreseve dhe ulëras: Rama të dua!

E kam bërë vërtet sepse isha adoleshente dhe më dukej edhe simpatik. E, mes injorancës që e karakterizonte kryeqytetin, m’u duk si një njeri që do sillte një frymë të re. Pastaj, kur e pashë këto ditë që bëri një ‘batërdi të madhe’: një herë na i ra tavolinës (super marketing, je i paparë) dhe e gjithë dynjaja dhe të gjithë ‘delet’ u morën me tavolinën tënde (je shumë i zgjuar por jo të gjithë e hamë këtë), pastaj kur pashë se si ti bëje sikur mbroje miqtë e tu, ndërkohë që i ke hedhur vetë në ‘zjarr’, m’u kujtua historia e Beqir Ballukut, i cili u pushkatua në kohë të Enverit, patjetër për tradhëtar dhe Beqiri i shkretë tha fjalët e tij të fundit: Lajmërojeni Enver Hoxhën, se nuk di gjë!”, përfundoi moderatorja.

dajana shabani edi rama beqir balluku

Lini një Përgjigje