Showbiz 1 Tetor 2023, 22:05

“Mund të fitojmë miliona”, dy yjet e ‘Onlyfans’ i ofrojnë ndihmë lojtarit të NFL: Dua të bëhem aktor

Shkruar nga Pamfleti

Një nga emrat më të famshëm të NFL-së, pritësi Tyreek Hill, ka shprehur publikisht dëshirën që pasi të mbyllë karrierën në futbollin amerikan, të nisë atë të një aktori të filmave me pullë të kuqe. 

Gjatë një interviste të dhënë kohët e fundit, lojtari i Majemi Dolfins, u shpreh se ëndërronte që pas fushave të NFL, të kalonte te setet e xhirimeve të filmave me pullë të kuqe. 

Kur të tërhiqem, unë dua me të vërtetë të bëhem një yll i pornos. E kam shumë seriozisht. A mendon se ia dal?”, tha ai gjatë intervistës. 

Përgjigja i ka ardhur shpejt nga ato të cilat mund të jenë shumë shpejt “partneret” e tij në skenat e filmave të tillë. Ylli i pornos, Kendra Lust, i ka ofruar menjëherë ndihmë publikisht, me një postim në Twitter që i kushtohej atij. 

“Mund të fitojmë miliona”, dy yjet e

Po, unë mund ta ndihmoj që të hedhë hapat e parë, por a mund të më gjejë bileta për një ndeshje të Dolfins?

Por shpejtësia nuk është asnjëherë diçka e mirë në biznesin tonë”, shkruante me humor ajo. ”Thuaji që mund ta ndihmoj të fitojë miliona dollarë nëse i bashkohet OnlyFans”. 

Ai mund të bëjë miliona”, ishte përgjigja tjetër që erdhi nga aktorja Allie Rae. “Por atij do i duhet që të prodhojë vazhdimisht përmbajtje të tillë, pasi për meshkujt, fitimet për fat të keq nuk janë njëlloj si të femrave”, shpjegoi ajo. 


 “Mund të fitojmë miliona”, dy yjet e
 
 

tyreek hill ylli i nfl