TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Dhjetor 2025, 13:59

Në emision dedikuar fëmijëve, programi më i ri i Arbana Osmanit

Shkruar nga Pamfleti

Në emision dedikuar fëmijëve, programi më i ri i Arbana

Pas ‘Mirëmbrëma Yje’, Arbana Osmani ka menduar për një program për fëmijë. Për vetë moderatoren, kjo iniciativë është “shumë të dashur për zemrën”.

Emisioni titullohet “Mirëmbrëma Yje Kids” dhe, sipas Arbanës, nuk është thjesht një format argëtues, por një hapësirë e vogël, intime dhe e ngrohtë ku fëmijët janë në qendër me ëndrrat, mendimet dhe botëkuptimin e tyre plot sinqeritet.

Moderatorja tregon se gjatë xhirimeve ka mësuar pafund nga të vegjlit, ndërsa përgjigjet e tyre e kanë bërë të reflektojë më shumë për jetën dhe vendimet e përditshme. Ajo pranon se ka bërë edhe “shaka të vogla” dhe rrengje të pafajshme, duke u përpjekur që fëmijët të ndiheshin mirë dhe të mos mërziteshin asnjë çast.

Arbana ka falënderuar gjithashtu partnerët që i besuan projektit, duke u shprehur mirënjohëse për mbështetjen e tyre. Programi pritet të sjellë një energji të re në ekran, me emocione të pastra dhe spontanitetin e fëmijëve që gjithmonë mbeten “yjet” më të sinqertë.

Në emision dedikuar fëmijëve, programi më i ri i Arbana

arbana osmani mirembrema yje kids

Lini një Përgjigje