TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Dhjetor 2025, 13:34

Përflitet për prezantues të festivalit, Flori Gjini ka vështirësi të thotë emrin e kompozitorit të famshëm

Shkruar nga Pamfleti

Përflitet për prezantues të festivalit, Flori Gjini ka

Radio Televizioni Shqiptar organizoi, në kuadër të 28-29 Nëntorit, një koncert në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Koncerti përfshinte kolona zanore fillmash dhe disa prej krijimeve më të bukura të kompozitorëve më të shquar shqiptarë.

Por ja që këta korifenj të artit shqiptar nuk i njihte moderatori i këtij koncerti, Flori Gjini. Përveçse kompozitorët i quante të gjihtë ‘profesorë’, pati probleme të thoshte emrin e të madhit Hajg Zaharian, kompozitorit shqiptar, lindur në Durrës, me origjinë armene.

“Më falni t’ia lexoj pak emrin këtij kompozitorit”, ishte fjalia që shokoi sallën. Kuptohet, për ta që e njihnin, sepse për të mbushur sallën, RTSH kishte futur ‘të madh e të vogël’, punonjës që nuk kishin çfarë bënin kohën e lirë.

Por një pyetje mbetet nga ‘shija e keqe’ e atij koncerti: Nëse Flori nuk di emrat e kompozitorëve të mëdhenj dhe shumë të dëgjuar, si do ia bëjë me emrat e panjohur në Festivalin e 64-t të RTSH?! /Pamfleti

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RadioTelevizioni Shqiptar (@rtshqiptar)

flori gjini kompozitori koncert

Lini një Përgjigje