TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Shtator 2024, 12:08

Në një romancë me Angelina Jolie, Jenny Shimizu: Me Madonnën shkonim në ekstazë kur ishim në shtrat

Shkruar nga Pamfleti

Në një romancë me Angelina Jolie, Jenny Shimizu: Me Madonnën

Ish-e dashura e Madonna-s, Jenny Shimizu, me nota humori u shpreh se ndihej si 'një eskortë e klasit të lartë' gjatë kohës që po frekuentoheshin me njëra-tjetrën. Modelja 57-vjeçare ka zbuluar më shumë detaje që deri më tani nuk dihen për marrëdhënien që ajo kishte me "mbretëreshën" e muzikës pop. Modelja i ka thënë të gjitha në dokumentarin e Disney+, "In Vogue: The 90s".

Në episodin e gjashtë dhe të fundit të serialit, Jenny tregoi se ajo kishte shijuar një romancë me Madonna-n në të njëjtën kohë që po takohej me Angelina Jolie. Por më shumë u ndal tek marrëdhënia që kishte me Madonnën, duke treguar se në një rast kishte fluturuar nga Milano në Paris vetëm për të kaluar një natë me të, raporton Daily Mail.

“Edhe ju nuk do t'i thonit jo Madonna-s në vitet '90. Nuk bëhej fjalë për një lidhje emocionale, por për ta çuar njëra-tjetrën në majat e ekstazës seksuale. Më pëlqeu fakti që isha në 'shijen' e kësaj gruaje. Më ndezi. E shoqëroja në dhomën e saj sa herë që ajo ndihej seksi."

Në të njëjtën kohë që ajo dhe Madonna ishin në lidhje, Jenny ishte gjithashtu e përfshirë në një romancë me yllin e "Foxfire", aktoren e njohur Angelina Jolie. Angelina e konfirmoi vetë romancën e tyre në një intervistë të vitit 1997, duke thënë: U dashurova me të në sekondën e parë që e pashë.

Shimizu u bë e njohur pasi mori pjesë në një sfilatë për Calvin Klein, dhe përveç kësaj u bë modelja e parë aziatike e Prada. Aktualisht ajo është e martuar që prej vitit 2014 me Michelle Harper.

jenny shimizu madonna angelina jolie

Lini një Përgjigje