TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Dhjetor 2024, 15:39

Neda Karafili flet për marrëdhënien me kunatën Belinda Balluku: I jam mirënjohëse

Shkruar nga Pamfleti

Neda Karafili flet për marrëdhënien me kunatën Belinda

Neda Balluku, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra,” ka ndarë detaje mbi marrëdhënien e saj me kunatat, duke përfshirë zëvendës kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në intervistën e saj, Neda u shpreh se ndihet me fat që është pjesë e një familjeje që e ka trajtuar gjithmonë me respekt dhe dashuri:

“Asnjëherë nuk jam trajtuar si nuse, gjithmonë si motër e vogël, me një mençuri të jashtëzakonshme për të qenë prezente, pa u imponuar. Për këtë jam shumë mirënjohëse,” tha ajo.

Neda theksoi se marrëdhënia e saj me kunatat është një burim mbështetjeje dhe krenarie për të. Ajo rrëfeu se shpesh merr këshilla nga ato për vendime të rëndësishme, duke i quajtur modele për frymëzim:

“E kam mendimin e tyre shpesh për kapital, e kam armë. Kur bëjmë një diskutim në shtëpi, mjafton që ato të jenë nga ana ime dhe unë e kam fituar gjithë betejën. Jam shumë krenare, i kam modele,” shtoi Neda.

belinda balluku neda karafili

Lini një Përgjigje