TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Maj 2023, 12:01

Nis ‘1 herë mat’, personazhi i njohur zbulon tradhtinë e të shoqit me shoqen e ngushtë

Shkruar nga Pamfleti

Nis ‘1 herë mat’, personazhi i njohur zbulon tradhtinë e

Këtë të dielë startoi në emisionin “E Diell” rubrika “1 herë mat”, ku falë dedektives Shkënda Lili, persona të interesuar zbulojnë tradhtinë e partnerëve të tyre.

Në puntatën e parë bëhej fjalë për një grua e cila zbuloi tradhtinë e bashkëshortit me shoqen e saj të ngushtë.

Ajo kërkoi që të qëndronte anonime sepse ishte personazh i njohur e po ashtu edhe bashkëshorti i saj ishte shumë i rëndësishëm.

“Aman Shkënda se po më ikën truri, po në fillim më thuaj që asgjë nga këto nuk do dalë se po e mori vesh burri im, agravohet situata,” tha ajo.

Shkënda Lili: Sigurisht që jo, kemi një kontratë konfidencialiteti këtu që asgjë nuk do merret vesh

“Mendoj që më tradhton bashkëshorti, por më e keqja është se besoj se është me shoqen time. Kemi kohë të martuar, kemi një fëmijë, por unë kaloj më shumë kohë në familje se ai. Por i mëshoj pjesës që shoqja ime është ajo që i është ngjitur,” tha ajo.

Shkënda: Ku i ngrite këto dyshime?

“ E ke parasysh kur e mban shoqen në shtëpi? Mëngjes, drekë, darkë, ndërrohet në shtëpinë time, pimë kafe. Shoqja ime e ngushtë është e lidhur me shokun e bashkëshortit tim, ne dalim të gjithë bashkë. Dhe pushimet bashkë i bëjmë. Kam parë prekje teksa ecin, si me shaka, po ka qenë prekje. Unë i kam parë, ne kemi qenë shoqe jete. Ajo të ma fusë mua? Kam një telefon të dytë, që i marr njëherë njërin, njëherë tjetrin, dhe s’më përgjigjet asnjëri. Raporti ynë është pothuajse zero, prandaj më janë rritur dyshimet. Dua ta ndjekësh kudo Shkënda. Unë dua ta kap me presh në dorë,” tha ajo.

“Kujdes kur ta ndjekësh se ai është dreq, ai të kupton”

Shkënda: Lëre këtë pjesë se na përket neve, ne në hotele nuk futemi dot, se janë zona private

“Po si do ta kuptojmë ne o Shkënda që janë bashkë? Se ata dhe mund të nxjerrin ndonjë arsye pastaj”

Detektivja Shkënda Lili ndan grupin e punës duke i treguar të gjithë itinerarin e vendeve dhe rrugëve ku kalon objektivi si dhe shoqja e ngushtë e gruas që ka bërë akuzën.

Pas gjëmimit hap pas hapi nga ekipi i Shkënda Lilit, arritën të siguroheshin provat se bashkëshorti i klientes dhe shoqja e saj takoheshin fshehurazi në një apartament në zonën e Komunës së Parisit.

Një drekë e ngrënë mes tyre në periferi të qytetit i nxori zbuluar, pas një përqafimi që i dhanë njëri-tjetrit.

Shkënda Lili: Investigimi flet vetë dhe klientja do të vihet në dijeni, do ta thërras në zyrë që t’i tregoj.

“Kemi të gjithë provat, e di duhet të qetësohesh, mbase nuk bëjnë punë fjalët në këto momente të vështira, por ta marrim me qetësi,” përpiqet ta qetësojë detektivja pasi i tregon provat.

“Si mund të ma bëjnë mua këtë gjë, është e pamundur, do ta marr në telefon, do ta degjeneroj, si mund të ma bënte këtë?! Dua të flas me ata,” tha e acaruar klientja.

Ajo ra në kundërshtimin e detektives, e cila tha se nuk bëhen gjërat kështu.

1 here mat tradhti shoqja e ngushte

Lini një Përgjigje