
Pas daljet nga ‘Big Brother Vip Albania 2’, me famën e madhe që arriti, Luiz Ejlli përpos projekteve muzikore, ka hapur edhe një kompani për produksione televizive dhe në fushën e argëtimit.
Sipas një ekstrakti nga QKB, thuhet se Ejlli ka likuiduar detyrimet që kishte ndaj përmbaruesve dhe bankave nga vitit 2019, ku i ishte sekuestruar biznesi që kishte si noter.
Ndërkohë në datë 21 prill 2022 i është hequr sekuestro, ndërsa më 23 maj 2023, ai i ka ndryshuar veprimtarinë e saj në QKB.
“Prodhim i produksioneve televizive, spote, konkurse muzikore, festivale apo aktiviteve të zhanerve të ndryshme artistike, sportive, etj.
Organizime masive eventesh, koncerte indor, outdoor, promovim aktivitetesh dhe biznese private në media visive dhe në media sociale, këngëtar, solist, realizim klipesh, artist, imazh etj." – thuhet në dokumentin e QKB-së.
Lini një Përgjigje