
Sara nuk i besoi fotos së nënës së Bardhit, e shtrirë në shtratin e spitalit. Ajo nuk i besoj fare sëmundjes së nënës së tij, por mendoi se kjo ishte një histori e stisur për ta larguar nga Sara.
Në fakt, po të qe sëmurë, nëna e Bardhit mund të kurohej shumë herë më mirë dhe cilësisht në Gjermani, pa marrë rrugën për Maqedoninë e Veriut.
Duke qenë se Sara nuk ka famë pa Bardhin, mori rrugën për në Kumanovë që ta shihte situatën e sytë e saj. Vajza nga Kuçova u tregua shumë e vendosur për t’i shkuar kësaj pune deri në fund dhe më herët lajmëroi mediat dhe ndjekësit të mos i besojnë asgjëje në lidhje me ata të dy, përveç se po u publikua nga vetë protagonistët.
Para pak minutash ajo pozoi me Bardhin ‘e saj’ me dixhiturën “Ju duam”. Epo, një fshat të tërë tërboi por e mori atë që i duhej. Edhe pse, mbase askush nuk ka simpati për ata çift, por Sara mendon që është më e suksesshme me Bardhin në krah, sesa pa të./ Pamfleti

Lini një Përgjigje