TAGS-AT E JAVËS

Showbiz15 Korrik 2025, 13:51

Një yll aksioni edhe në rrugë, Jason Momoa ndihmon të aksidentuarin në rrugë para se të japë koncert

Shkruar nga Pamfleti

Një yll aksioni edhe në rrugë, Jason Momoa ndihmon të

Ylli i “Aquaman”, Jason Momoa, u shfaq si hero i vërtetë gjatë fundjavës, teksa ndaloi për të ndihmuar një motoçiklist të aksidentuar në rrugë, ndërsa udhëtonte me djalin e tij, Nakoa-Wolf, drejt festivalit të Harley Davidson në Milwaukee.

Në pamjet që qarkulluan online, Momoa qëndron pranë vendngjarjes, i shqetësuar, ndërsa një kalimtar tentonte të rikthente në jetë të lënduarin. Viktima u transportua në spital pak çaste më pas.

Pak orë më vonë, aktori hipi në skenën e festivalit me grupin e tij ÖOF TATATÁ, duke performuar krah të birit këngën “For Whom the Bell Tolls” të Metallica-s.

Momoa, që së shpejti rikthehet me serialin “Chief of War” dhe filmin “Dune 3”, tregoi edhe një herë se shpirtin luftarak nuk e ka vetëm në ekran.

Një yll aksioni edhe në rrugë, Jason Momoa ndihmon të Një yll aksioni edhe në rrugë, Jason Momoa ndihmon të

jason momoa yll aksioni

Lini një Përgjigje