TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Gusht 2024, 13:28

Noizy në burg, Stresi i lutet Ramës nga arratia: Dil fol pak për shokun tonë

Shkruar nga Pamfleti

Noizy në burg, Stresi i lutet Ramës nga arratia: Dil fol pak

Reperi i njohur, Stresi ka reaguar sërish nga arratia përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ditën e sotme reperi ka publikuar vendimet e fundit të marra nga Gjykata e Tiranës, ku përfshijnë mbajtjen në burg të Noizy dhe ekstradimin e tij në Kosovë, një kërkesë kjo e bërë nga Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.

“Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

Noizy është arrestuar nga policia në Lezhë pasi ishte në kërkim në Kosovë, i akuzuar për dhunimin e Tiktoker-it Medin Iseni. Ndërsa Stresi është shpallur në kërkim dhe vijon të jetë në arrati prej 3 ditësh, nën akuzën e bashkëpunimit në dhunimin e Isenit. 

Këngëtarët pretendojnë se janë të pafajshëm, ndërsa tiktoke-ri ka denoncuar me prova dhunën e ushtruar ndaj tij. Pak më parë Stresi nga arratia ka ngushëlluar Noizyn duke i thënë të bëhet i fortë. 

Pasi e kanë parë që situata nuk është aq e lehtë sa e konsideruan në fillim, tani po i kërkojnë ndihmë Edi Ramës, i cili është mik me Noizyn. 

 

Lini një Përgjigje