Showbiz 9 Maj 2023, 20:22

“Nuk e di çfarë patë tek unë që më keni vlerësuar kaq shumë”, Luiz Ejlli falënderon fansat pas fitores: Më ndryshuat jetën!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk e di çfarë patë tek unë që më keni

Këngëtari dhe fituesi i Big Brother Albania Vip2, Luiz Ejlli ka falënderuar të gjithë fansat e tij për mbështetjen dhe vlersimin që i kanë dhënë në 4 muaj qëndrim në shtëpinë e ‘BBV’.

Me anë të një video-mesazhi në rrjetin e tij zyrtar në Instagram, Luizi i kërkon fansave falje që nuk i ka falënderuar më herët, por i bën me dije se ka pasur nevojë të pushojë.

Më tej, Luizi shprehet se eksperienca dhe mbështetja që ka marrë nga fansat i ka ndryshuar jetën.

“Si ju kam o çapaçula. Mu deshën 3 dit të merrja veten para se të bëja këtë video. Ju kërkoj falje që nuk ju kam falenderuar përzemërisht një nga një secili. Shpresoj që me këtë video të justifikoj veten sepse nuk e di se ç’keni parë te unë që më keni vlerësuar kaq shumë. Ju jam mirënjohës gjithë jetën. Më keni ndryshuar jetën. Uroj t’jua shpërblej me ato që do bëj në vazhdim me karrierën e ëndrrën time, muzikën. Faleminderit me gjithë shpirt. Jeni të jashtëzakonshëm. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë që keni bërë për mua gjatë atyre 4 muajve dhe uroj të mos iu zhgënjej. Ju dua shumë”, thotë Luizi në video-mesazhin e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

luiz ejlli bbv fansa falenderim