TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Korrik 2024, 11:43

Nuk fshihet më, Rudina Hajdari poston foto me të dashurin nga jugu i Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk fshihet më, Rudina Hajdari poston foto me të dashurin nga jugu i

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ndodhet në një lidhje të re dashurie.

Pasi konfirmoi në vitin 2022 se i ka dhënë fund martesës me Muçjo Demirajn, Rudina Hajdari po shijon pushimet në jug të Shqipërisë në krahët e partnerit të saj të ri.

Ajo ndodhet në Gjipe, nga ku poston vazhdimisht foto e video të momenteve që po kalon me të dashurin.

Ndërsa në Story, ish-deputetja ka hedhur një foto ku shihet në krahët e të dashurit dhe këtë e shoqëron me shprehjen “E bekuar”, në anglisht. Sipas burimeve nga 'Pamfleti', partneri i ri i Rudit është regjisor, jo shumë i njohur dhe quhet Tan Kazazi.

Rudina Hajdari i dha fund martesës disa vjeçare me ish bashkëshortin dy vite më parë. Nga kjo lidhje ajo ka edhe një vajzë, Sihanën.

Nuk fshihet më, Rudina Hajdari poston foto me të dashurin nga jugu i

Nuk fshihet më, Rudina Hajdari poston foto me të dashurin nga jugu i

rudina hajdari i dashuri

Lini një Përgjigje