
Arbana Osmani ishte mbrëmjen e djeshme e pranishme në festën e ditëlindjes së Sara Hoxhës, që bëri bashkë disa nga figurat kryesore të Top Channel.
Fakti që moderatorja ishte prezente në datëlindjen e njërës prej motrave të familjes Hoxha, tregon se mes tyre komunikimi vazhdon edhe pse mund të mos jetë më ajo marrëdhënia e ngushtë. Flitet se Arbana do të marrë sërish një emision në Top, por nuk dihet saktësisht se çfarë lloj emisioni, duke qenë se Big Brotheri u moderua nga Ledion Liço.
Përsa i përket datëlindjes së Sarës, ajo ka ndarë një video ku shfaqet krah mikeshës së saj, Xhemi Shehu e cila po ashtu ishte e ftuar në këtë festë private. Madje, Arbana ka publikuar një Story ku shfaqet Xhemi dhe Valbona Selimllari (kjo e fundit është shprehur pak e qejf mbetur me Xhemin më herët për shkak të imitimit që prezantuesja e “Portokalli” i bënte në shfaqje. Qejfmbetje që, mesa duket, qenka shuar me kalimin e kohës).
Story-n, Arbana e shoqëroi me fjalinë: Vdes për këto të dyja. /Pamfleti

Lini një Përgjigje