Showbiz 1 Prill 2023, 08:16

“Nuk jam fanse e Luizit!”/ Në fillim e bullizonte, pastaj e bëri mik, Efi zbulon çfarë ndryshoi në raport me Luizin

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk jam fanse e Luizit!”/ Në fillim e bullizonte, pastaj e
Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli

Efi Dhedhes, ish-kokurrentja e Big Brother Vip bëri bujë dhe mori një vëmendje të madhe nga publiku është pyetur në emisionin “Më Lër të Flas” me Donald dhe Romeo Veshaj për raportin me Luiz Ejllin.

Ajo foli për raportin e saj me Luizin, ‘krahun e saj të djathtë’ ashtu siç e quanin njëri-tjetrin brenda shtëpisë. Efi tha për Luizin se iu duk njeriu më i drejtë dhe nuk e konsideron veten fanse të tij por një mike.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: “Kemi nga ata banorë të cilët kanë dalë nga shtëpia e Big Brother dhe janë bërë pro Luizit. Janë me Luzin sepse janë të vërtetë apo duan impakt dhe vëmendje.”

Efi: “E dimë dhe është e kuptueshme fakti që secili po përfitojn nga pak. Mendoj se në këtë periudhë po mundohen të përfitojnë prej Luizit, jo vetëm banorët që kanë qenë brenda.”

Romeo: “Mos ta harrojmë që edhe ti kur dole nga shtëpia e Big-ut, ti u bërë shumë fanse e Luizit.”

Efi: “Unë nuk jam fanse e Luizit, unë jam një mike që ai krijoi aty brenda dhe unë krijova një mik aty brenda.”

“Siç e thashë edhe në fillim unë u mundova të studioj çdo banor aty brenda dhe konkluzioni im ishte që ai ishte i vetmi njeri i saktë aty brenda”, tha ajo.

efi luiz