Showbiz31 Mars 2023, 22:06

Olta kërcënon Luizin: Kam përgatitur spektakël për të, e bëj të mos çohet nga krevati

Shkruar nga Pamfleti

Olta kërcënon Luizin: Kam përgatitur spektakël për

Banorët e “Big Brother VIP” po kalojnë muajin e fundit brenda shtëpisë, teksa loja mes tyre bëhet gjithnjë e më e fortë.

Duke folur me Qetsorin, Olta tha se ka përgatitur shumë strategji të forta për këto ditë të mbetura, ndërsa një “kërcënim” e kishte dhe për “rivalin” e saj më të madh, Luizin.

Ajo tha se do e bëjë “që të mos çohet nga krevati”, por deri më tani nuk i është përkushtuar kësaj gjëje.

“Spektakël kisha përgatitur për këtë muaj. Nuk di ç’kam përgatitur. E kam filluar që sot. Unë e bëj atë që të mos çohet nga krevati po nuk i jam futur”, tha Olta.

Ky i fundit preferoi që vetëm t’i shihte ata të dy dhe nuk komentoi asnjë fjalë. Qetsori dhe Olta nga ana tjetër nisën të flisnin me ngacmime dhe të hidhnin “kunja” për Luizin.

Ajo madje tha se nuk e do veten kur mërzitet “rrushi” i shtëpisë duke iu referuar Luizit.  Komentin ironik, Olta e bëri duke qeshur, ndërsa Luizi nga ana tjetër nuk reagoi fare dhe preferoi të heshte. 

 

olta luizi bbv