Showbiz31 Mars 2023, 22:46

A ka pasur lidhje mes tyre? Mariza Ikonomi flet për peticionin kundër Luiz Ejllit dhe raportet me këngëtarin

Shkruar nga Pamfleti

A ka pasur lidhje mes tyre? Mariza Ikonomi flet për peticionin kundër

Mariza Ikonomi, ka qenë së fundmi e ftuar përballë moderators Ester Bylyku, në emisionin ‘Glamour Zone’, ku vendosi që tu përgjigjet pyetjeve të saj të sikletshme.

Ndër të tjera, Mariza rrëfeu të vërtetën e lidhjes së shumëpërfolur me Luiz Ejllin por jo vetëm.

Këngëtarja gjatë emisionit u përball me një të papritur.

Pas hulumtimeve të stafit të emisionit ‘Glamour Zone’, është mësuar se në internet qarkullon një peticion kundër Luiz Ejllit që nisi pasi ai fitoi festivalin me këngën ‘Zjarr e ftohtë’.

Në peticion, kërkohet të firmosin sa më shumë individë që Luizi të mos performonte në Eurovizion, por t`i hapte rrugë artistëve të vërtetë si Albërije Hadërgjonaj, Mariza Ikonomi etj.

Unë tani po mësoj që ka ekzistuar ai peticion, dhe nëse nuk gabohem, Luizi ka marr pjesë në një festival që unë nuk kam konkuruar ate vit. Ndihem e nderuar që më kanë quajtur artiste të vërtetë dhe më rendisin te emrat më të mire në Shqipëri, por nuk e dija për peticionin dhe aq më tepër të kem firmosur. Mua më ka pëlqyer shumë kënga e Luizit”, tha ajo.

Në vijim të intervistës Mariza Ikonomi, rrëfeu nëse janë të vërteta thashethemet se mes tyre dikur ka pasur një lidhje. “Nuk është e vërtetë. Nuk jam në dijeni të këtyre lajmeve se po mi thua ti”, tha ajo /Ora News

 

mariza ikononomi luiz ejlli