TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Prill 2024, 12:30

“Nuk ju llogaris”, Erjola i kthehet keq Meritonit: Je i shpifur, përdor fëmijën tënd (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk ju llogaris”, Erjola i kthehet keq Meritonit: Je i shpifur,

Pas ‘Prime’-t, Meriton Mjekiqi dhe Erjola Doçi u përfshinë në një debat të ashpër. Shkak u bë betimi që bëri Meritoni, duke përmendur djalin e tij, si për të theksuar se nuk e konsideron lojtare Erjolën dhe Rozën.

Ishte Erjola ajo e cila u revoltua, duke deklaruar se Meritoni përdor fëmijën për lojë.

"Betohem për kokën e djalit tim, Loarin, nëse të llogaris si lojtare në këtë shtëpi, ty dhe Roza Latin"- tha Meritoni.

"Sa i shpifur, kaq poshtë ke rënë si lojtar"- iu drejtua Erjola.

"Është i imi, ti flet për fëmijën tim"- iu kthye më pas Meritoni.

"Barazon kokën e djalit të tij me mua dhe Rozën. O i vogël, ha fjalët e tua. Djalin e fut në lojë, për ty ka më vlerë unë e Roza se të pëmendësh në emër djalin tënd, për një copë situatë"- vijoi t’i thoshte më pas Erjola.

 

erjola doci meriton mjekiqi

Lini një Përgjigje