TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Shtator 2024, 11:01

Nuk la fjalë pa thënë për Roza Latin, Kledisi nga D-Night: E përqafoj

Shkruar nga Pamfleti

Nuk la fjalë pa thënë për Roza Latin, Kledisi nga D-Night: E

Mbrëmjen e djeshme në "D-Night", u bashkua dhe një personazh kontrovers që do shoqërojë Dajana Shabanin në emisionin e saj.

Kledisi, gazetari ngacmues, do të jetë pjesë e terrenit ku do të japi një shije "pikante", batuta dhe ngacmime.

Kledisi u bë i njohur falë bashkëpunimit me moderatoren Roza Lati.

E teksa me këtë të fundit ka pasur një "sherr" të mëparshëm, Kledisi flet dhe njëherë për të sqaruar situatën.

Dajana: Tani si është kjo puna, se mos ke ardhur tek unë ngaqë i ke futur një "sherr" me Roza Latin dhe erdhe tek unë. Duhet ta sqarosh që me ke pasur xhan që ditën e parë.

Kledisi: Tani kush ka qenë afër meje e di shumë mirë që unë të kam pasur xhan prej kohësh. Fakti që vazhdova bashkëpunimin diku tjetër, nuk ka rëndësi. Por do ta tregoj bashkëpunimi ynë sesa larg do jem.

Dajana: Megjithatë Leone, ne të gjithë jemi të rritur dhe të vaksinuar. Ne i themi faleminderit njerëzve që na kanë sjellë për herë të parë këtu. E tillë është edhe Roza, të cilën e përshëndesim.

Kledisi: Gjithmonë shumë falenderues, unë e kam falenderuar një herë kshuqë, nuk dua të bëhem bajat për të dytën herë. Kështu që e përshëndes nëse na shikon, e përqafoj.

 

kledisi roza lati d-night

Lini një Përgjigje