
Aktorja Delinda Disha nuk do jetë më moderatore e emisionit investigativ “Xhadat”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Disha, teksa është shprehur se arsyeja e largimit është se nuk ka marrë rrogën.
Aktorja ka shkuar edhe më tej, ku shkruan se në Mcn Tv, kolegët e saj kanë pa u paguar që në muajin prill.
“Miq, ndjekës dua t’iu lajmëroj se nuk do jem më pjesë e Mcn Tv tek emisioni investigativ “Xhadat” si moderatore. Arsyeja e largimit: Pse kërkoja rrogën time, ndërkohë tashmë ish-kolegët e mi kanë pa marrë rrogën që në muajin prill.”-ka shkruar aktorja.

Lini një Përgjigje