TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Dhjetor 2023, 11:05

Nuk përmbahet Juliana Nura: Iliri është njeri negativ dhe nuk më pëlqejnë shakatë e tij seksiste

Shkruar nga Pamfleti

Nuk përmbahet Juliana Nura: Iliri është njeri negativ dhe nuk

Së fundmi të ftuar në emisionin “Pardon My French” ishin çifti i njohur i spektaklit të kërcimit Juliana Nura dhe Dion Gjinika. Ata përfunduan rrugëtimin e tyre javën e kaluar.

Në Fan Club, kujtojmë se Juliana u shpreh se ishte e shokuar kur juria vendosi se ishte ajo që duhej të largohej atë mbrëmje. Sipas saj ishte diçka që nuk e priste dhe nuk e meritonte.

Tani që kanë kaluar disa ditë, Juliana gjatë intervistës u pyet nëse është penduar për deklaratat e saj, mirëpo ish-konkurrentja e përforcoi atë që ka shprehur më herët duke shtuar se nuk i pëlqejnë aspak shakatë seksiste të Ilirit në emision.

“Unë jam një person që kur e flas diçka, i rri mbrapa dhe nuk e them pa pasur baza. Ashtu e them edhe tani, Iliri është shumë njeri negativ dhe nuk më pëlqen fare me ‘sex jokes’ që bën ai.”

juliana nura ilir shaqiri negativ

Lini një Përgjigje