TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Dhjetor 2023, 09:38

Paloma ngatërron emrin e artistit të madh: Lamtumirë Mirushka Bashi

Shkruar nga Pamfleti

Paloma ngatërron emrin e artistit të madh: Lamtumirë Mirushka

Çdo gjë mund të ndodhë nëse bëhet fjalë për Palomën, gazetaren, emri i vërtetë i së cilës është Rudina. Dy ditë më parë mbylli sytë përgjithmonë aktori i mirënjohur Mirush Kabashi. Një emër i madh i artit shqiptar në përgjithësi dhe kinematografisë në veçanti.

Reagimet të shumta kanë qenë në rrjet për humbjen e madhe të artit shqiptar, me mesazhe ngushëllimi për familjen e aktorit.

Mes këtyre mesazhe ngushëllimi ka tërhequr vëmendjen edhe postimi i gazetares Paloma:

Ajo ka ngatërruar emrin e Mjeshtrit të Madh, që në fakt nuk duket si një gabim shpejtësie, por thjesht mungesë njohurie nga gazetarja, shumë e famshme për gafat e saj që në nisje të karrierës.

“Iku dhe një yll. Lamtumirë Mirushka Bashi”, shkruan Paloma ‘zemërthyer’.

paloma gafa mirush kabashi

Lini një Përgjigje