Pas deklaratës së rëndë të bërë në emisionin e tij ku ofendoi me fjalë banale këngëtaren Beatrix Ramosaj dhe kritikave të shumta që mori, vjen reagimi i parë i aktorit Albano Bogdo.
Ai ka zgjedhur që kritikave t’u përgjigjet me një postim në Instastory, ku shkruan: Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra: Lirinë e fjalës, lirinë e mendjes dhe kryqëzimin publik nëse përdor njërën nga dy të parat.
Bogdo lë të kuptohet se nuk dëshiron të kërkojë falje dhe se ka dhënë mendimin e tij të lirë kur tha se “Alban Ramosaj është ai që iu ** motra në Big Brother”.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ndërsa vetë këngëtarja ka paralajmëruar se do merren masa ligjore ndaj Albano Bogos.
Aktori në statusin e tij, ndonëse nuk ka përmendur emra ka lënë të kuptohet që ky status i tij lidhet me këtë situatë të krijuar. E teksa të gjithë presin një kërkesë “falje” nga Albano, ky i fundit s’ka ndërmend ta bëjë, madje vazhon të “justifikojë" deklaratën e tij duke thënë se publiku të kryqëzon nëse shpreh lirinë e fjalës dhe të mendimit.
Çfarë tha Albano Bogdo që zemëroi rrjetin?
Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e prezantoi Albanin si ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother.
Nëpër komentet në rrjetet sociale, shumë e kanë kritikuar aktorin për batutën e tepruar që ai ka bërë në një emision televiziv, megjithëse ai në hapje të puntatës së parë tha se ky është emisioni i tij dhe thotë çfarë të dojë.