
Para disa viteve, ajo ishte një emër i panjohur, thjesht një gazetare që punonte për Rudina Magjistarin. Gjeti lidhjet e duhura dhe u katapultua në Top dhe i pari me të cili u zu ishte Olti Curri.
U bë autore dhe qëlloi në vendin e duhur, në momentin e duhur, pasi ra pandemia dhe duke qenë të gjithë në shtëpi, pati shumë shikueshmëri. Për më tepër ishte hera e parë që bëhej një format i tillë në ekranet shqiptare.
Më pas Olsa u zu me konkurentët. Tea ishte e para që rrëfeu se Olsa është një grua që punon me skenar, që e lidhi me detyrim me Andin ndërkohë që ajo donte njeri tjetër dhe ishte e vetmja që përfitonte nga reklamat nëpër rrjetet sociale.
Pasi i ‘doli boja’, Olsa u zu me Ori Nebiajn për çështje ‘madhështie’, apo siç thonë rëndom shqiptarët ‘Kush je ti, kush jam unë?!”
U zu me opinionistin e kohës Arjan Konomi, por me të sqarohej aq shpesh sa edhe zihej. Së fundi është zënë me Ronaldo Sharkën dhe shpresojmë të mos zihet edhe me Megi Pojanin sepse Megi është ‘kockë e fortë’ dhe nuk do e kalonte aq lehtë.
Përsa i përket stafit, ata janë ndërruar të gjithë: teknika, personazhet. Mësohet se shumë njerëz janë larguar nga puna prej Olsës.
Nga fillimi në fund të këtij 4-vjeçari, Olsa nuk ka bashkëpunëtorë të vjetër. Të gjithë janë të rinj. Me siguri, kur të gjithë zihen me ty, problemi je ti, por mbase Top Media s’e ka kuptuar akoma. /Pamfleti
Lini një Përgjigje