
Siç është bërë zakon tanimë, gjatë publicitetit të Prime-t të Big Brother, Olti Curri futet live me ndjekësit e tij në Instagram. Mbrëmjen e djeshme, ai ishte live me gazetarin Andi Vrapi dhe me personazhe të ndryshme, ku hera herës futej Fatma Haxhialiu, Lisa Kujovksa, etj. Duke qenë se Arbana Osmani nuk ishte drejtuese e Big Brother këtë vit, por po merret vetëm me gatim tek dyqani i saj i panineve, Olti dhe Andi kanë nisur ta qesëndisin, duke u shprehur se me siguri, moderatorja do drejtojë “Ferma Vip” në Vizion Plus.
Arbana ka paralajmëruar rikthimin në ekran me një tjetër program, por nuk dihet nëse do vijojë të qëndrojë në TCh.
Mbrëmjen e djeshme ajo uroj Ledionin për drejtimin e BBV, ndërsa shkëmbeu mesazhe mirënjohje edhe me CEO-n e Top Channel, Lori Hoxha.
Ku i dihet, mbase Olti dhe Andi i kanë dhënë një ide për të bërë diçka ndryshe?! /Pamfleti
Lini një Përgjigje