TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Tetor 2023, 10:44

Olta dhe Sara pa bashkëshortët në tapetin e kuq, Zamira Kita ka një shpjegim

Shkruar nga Pamfleti

Olta dhe Sara pa bashkëshortët në tapetin e kuq, Zamira Kita ka

Aktorja e mirënjohur Zamira Kita ishte e ftuar në “Wake Up” mëngjesin e djeshëm (12 tetor), ku ka folur për eksperiencën e saj në filmin “Në kuadër të Dashurisë”.

Ndërkohë, lidhur me premierën e datës 9 në Pallatin e Kongreseve, aktorja u pyet lidhur me pjesëmarrjen e Sara Hoxhës, e cila nuk ishte e shoqëruar nga Ledri në tapetin e kuq.

Ajo u përgjigj duke thënë se reperi ka pasur angazhime të shumta, prandaj e kishte të pamundur të ishte krahë partneres së tij. Ndërkohë që, sipas Xheraldinës (mamasë së Ledrit), e cila kishte publikuar atë ditë në Instagram, këngëtari ishte në shtëpi duke pritur mysafirë.

“Do jetë në Prishtinë. E pyeta Sarën, por më tha që nuk kishte mundësi të vinte. Ata kanë shume ngarkesë, kanë data. Janë disa evente të mëdha, kështu që do të zgjedhë njërën prej tyre sepse kanë shumë angazhime”.

Ndërsa sa i takon bashkëshortit të Oltës, aktorja tregoi se ai ndodhej në sallë dhe e pa filmin.

“Dori ishte në sallë, por nuk ishte në tapetin e kuq”.

olta dhe sara bashkeshortet zamira kita

Lini një Përgjigje