TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Mars 2023, 21:07

Olta e pranon hapur: Për Luizin kam afeksion!

Shkruar nga Pamfleti

Olta e pranon hapur: Për Luizin kam afeksion!

Olta Gixhari ka thënë se për Luiz Ejllin ka afeksion. Këtë deklaratë aktorja e bëri gjatë një bisede me Dean, teksa po flisnin për raportet që kanë me banorët e tjerë. Aktorja sot tha është e mërzitur për faktin se Luizi ndihet keq që nuk e ka Kiarën më në shtëpinë e Big Brother Vip. Edhe pse kundërshtari i saj më i fortë në lojë, Olta u shpreh se Luizin e ka shumë përzemër. Sot ajo ka biseduar me njërin prej banorëve të tjerë Gertin dhe i ka thënë se mërzitet shumë kur Luizi ndihet keq, pasi me të ka kaluar shumë situata brenda në shtëpi.

Olta po ashtu i tha Gertit që ai i ka thënë asaj se ai e donte Kiarën jashtë shtëpisë. Gerti nuk e mohoi një gjë të tillë. Ai tha se e ka thënë këtë, pasi dalja e Kiarës, do i shërbente mirë lojës së saj.

Olta: Mbase me ne i hahet muhabeti, pse është keq që të qëndrojë me ne? Dhe me ty ka qëndruar.

Dea:Ne na hahet muhabeti të gjithëve me njëri-tjetrin.


Olta: Po pra he, kështu që mos i shiko gjërat kështu.

Olta: E di si i thashë Getit unë, kur zihesh, pastaj qesh dhe përqafoheni dhe me Fotininë jo. I thashë ore kam 91 ditë.


Olta: Jo se nuk kuptojnë se janë të rinj, po nuk po kuptojnë dinamikën. Ia thashë troç: unë për Luizin kam afeksion.

Lini një Përgjigje