TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Shkurt 2025, 10:43

Pas Bleona Qeretit, Richard Grenell lidh shoqëri me Dafina Zeqirin

Shkruar nga Pamfleti

Pas Bleona Qeretit, Richard Grenell lidh shoqëri me Dafina Zeqirin

Marrëdhënia e ngushtë që Richard Grenell, diplomati i krahut të Trump ka me këngëtaren shqiptare Bleona Qereti dihet botërisht tanimë, duke qenë se bukuroshja ka bërë shpesh postime me të në rrjetet sociale e madje ka kontribuar në fushatën e Donald Trump të dy herët kur ai kandidonte për president të SHBA-ve.

Por duket se diplomati amerikan ka nisur miqësi edhe me Dafina Zeqirin dhe bashkëshortin e saj, njëkohësisht dhe menaxherin, Kreshnik Gjergji. Në një story në Instagramin e saj, këngëtarja e cila tani është edhe shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ka hedhur një foto me bashkëshortin, kunatin Arian Gjergji dhe diplomatin amerikan Richard Grenell në Mynih të Gjermanisë.

Ky takim ka ngjallur kureshtje, sidomos për faktin që në qeverinë e parë Trump, Grenell fliste me një ton shumë ‘pro-serb’. Të ketë ndërruar mendim vallë për shqiptarët?!

Pas Bleona Qeretit, Richard Grenell lidh shoqëri me Dafina Zeqirin

dafina zeqiri richard grenell

Lini një Përgjigje