TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Qershor 2026, 08:49

Pas dasmës prej 2 milionë dollarësh, Dua Lipa dhe Callum Turner tërheqin vëmendjen në Romë

Shkruar nga Pamfleti
Pas dasmës prej 2 milionë dollarësh, Dua Lipa dhe Callum Turner
Dua Lipa dhe Callum Turner

Pak javë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe organizuan festime luksoze në Itali, Dua Lipa dhe Callum Turner vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave. Pas ditëve të kaluara në Itali për muajin e mjaltit, Dua Lipa dhe Callum Turner janë fotografuar duke u larguar nga Roma me një makinë luksoze Porsche 911 Turbo S Cabriolet, me vlerë rreth 270 mijë dollarë.

Çifti i sapomartuar kishte udhëtuar nga Amalfi Coast drejt kryeqytetit italian, megjithatë, fundjava shënoi përfundimin e qëndrimit të tyre në Itali, me një dalje nga hoteli që tërhoqi vëmendjen e mediave dhe fotografëve.

Sipas fotove të realizuara më 19 qershor, Dua Lipa dhe Callum Turner u panë duke ngarkuar valixhet në Porsche-n e tyre. Hapësira e kufizuar e bagazhit duket se u krijoi vështirësi, duke bërë që stafi i hotelit të ndërhynte për t’i ndihmuar me sistemimin e bagazheve.

Për këtë dalje, këngëtarja zgjodhi një bluzë pa mëngë dhe xhinse me bel të ulët, të kombinuara me një shami blu në flokë dhe një çantë të madhe prej kashte të markës Chanel. Ndërsa Turner u shfaq me këmishë me ngjyra të çelëta dhe pantallona të shkurtra.

Pas martesës civile në Londër, çifti udhëtoi drejt Siçilisë për dasmën e tyre, e cila më shumë përngjau me një festë martesore tre-ditore me bazë në Palermo.

Sipas raportimeve, festimet kushtuan rreth 2 milionë dollarë dhe u mbajtën në vilën historike Villa Valguarnera. Në mesin e të ftuarve ishin emra të njohur të botës së artit dhe modës, ndërsa miku i ngushtë i Dua Lipës, Elton John, interpretoi këngën e tij të famshme “Your Song“.

Në festë morën pjesë gjithashtu edhe Charli XCX dhe Donatella Versace, duke e kthyer ceremoninë në një nga ngjarjet më të komentuara të verës në botën e showbiz-it.

Dua Lipa dhe Callum Turner konfirmuan romancën e tyre në fillim të vitit 2024, ndërsa gjatë muajve të fundit janë shfaqur shpesh së bashku në evente publike dhe në rrjetet sociale. Marrëdhënia e tyre ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike, me çiftin që së fundmi e kurorëzoi dashurinë me martesë pas më shumë se një viti lidhjeje. 

dua lipa callum turner

Lini një Përgjigje