TAGS-AT E JAVËS

Showbiz23 Qershor 2026, 14:49

Fjoralba Ponari ironizon Edi Ramën nga Parisi: Macron nuk ankohet për plehrat e protestuesve

Shkruar nga Pamfleti
Fjoralba Ponari ironizon Edi Ramën nga Parisi: Macron nuk ankohet për
Fjoralba Ponari ironizon Edi Ramën nga Parisi: Macron nuk ankohet për plehrat e protestuesve

Moderatorja Fjoralba Ponari, e njohur për angazhimin e saj në “Revolucionin Flamingo”, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama lidhur me komentet për situatën në bulevard gjatë protestave, duke sjellë në vëmendje edhe shembullin e presidentit francez Emmanuel Macron.

Nga Parisi, Ponari reagoi me një postim në rrjetet sociale, ku shkruante:

“Si korespondente nga Parisi po ju njoftoj se Macron s’ka dalë të ankohet për plehrat e protestuesve”.

Reagimi i saj u interpretua si një thumbim ndaj deklaratave dhe polemikave të fundit për pastërtinë në zonat ku janë zhvilluar protestat.

Më herët, moderatorja kishte vlerësuar protestën e së shtunës si një moment me rëndësi të veçantë, duke theksuar nevojën që ajo të ruajë karakterin qytetar dhe paqësor.

“Faleminderit diasporës! Emocionet që na dhuruat dje ishin të jashtëzakonshme. Dje u shkrua histori. Protesta arriti një moment kulmor që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë”, kishte shkruar ajo.

Në vijim, Ponari nënvizoi se suksesi i protestës sjell edhe përgjegjësi më të madhe për pjesëmarrësit, duke kërkuar që të mos humbasë karakteri i saj.

“Tani kemi një përgjegjësi edhe më të madhe. Nuk duhet të lejojmë, në asnjë moment, që protesta të humbasë karakterin e saj qytetar, paqësor dhe dinjitoz”, u shpreh ajo.

Moderatorja ka përdorur edhe më herët ironi dhe sarkazëm në rrjetet sociale për të komentuar zhvillime politike, duke i shoqëruar postimet e saj virale me mesazhe mbi aktualitetin.

Fjoralba Ponari ironizon Edi Ramën nga Parisi: Macron nuk ankohet për

fjoralba ponari kunja parisi

Lini një Përgjigje