TAGS-AT E JAVËS

Showbiz23 Qershor 2026, 14:27

Koncerti i lamtumirës/ Rod Stewart në gjendje të rëndë, merr oksigjen në skenë

Shkruar nga Pamfleti
Koncerti i lamtumirës/ Rod Stewart në gjendje të rëndë,
Koncerti i lamtumirës/ Rod Stewart në gjendje të rëndë, merr oksigjen në skenë

Këngëtari i njohur Rod Stewart është detyruar të ndërpresë për disa çaste koncertin e tij në West Valley City, Utah, pasi u ndje keq gjatë performancës dhe kërkoi ndihmë mjekësore në skenë.

81-vjeçari, i cili ndodhet në turneun e lamtumirës “One Last Time”, po performonte në një sallë që ndodhet rreth 1,300 metra mbi nivelin e detit, kur u pa dukshëm i lodhur dhe në vështirësi fizike.

Sipas pamjeve të publikuara, Stewart u mbështet për një moment në pajisjet e skenës për të mbajtur ekuilibrin, përpara se ekipi i tij t’i sillte një bombol oksigjeni.

“Shfaqja duhet të vazhdojë,” u tha ai fansave pas disa frymëmarrjeve me oksigjen. “Pothuajse u fika. A do t’ju vinte keq nëse ulem për këtë këngë?”, shtoi këngëtari, duke vazhduar performancën i ulur.

Incidenti ndodh vetëm pak javë pasi ai kishte anuluar disa koncerte për shkak të problemeve shëndetësore. Më herët, Stewart ishte diagnostikuar me një infeksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që i shkaktoi laringit.

Megjithatë, një ditë pas një anulimi koncerti në San Diego, ai u pa në një ndeshje të Kupës së Botës në Boston, duke udhëtuar me avion privat së bashku me dy djemtë e tij, çka u bë objekt kritikash në media.

Pavarësisht sfidave shëndetësore, Stewart ka theksuar se nuk planifikon të tërhiqet plotësisht nga muzika live, por do të vijojë të performojë, duke reduktuar turnetë e mëdha botërore.

 

 

rod stewart oksigjen skene

Lini një Përgjigje