TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Korrik 2023, 14:19

Pas deklaratave të bujshme të Fjolla Morinës, reagon Fisnik Syla: Mirëkuptojeni gjendjen e saj të rënduar

Shkruar nga Pamfleti

Pas deklaratave të bujshme të Fjolla Morinës, reagon Fisnik Syla:

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të gjendjes së saj jo të mirë. Nëna e saj ka bërë të ditur lajmin duke shprehur shqetësimin për të bijën.

Gjatë kësaj kohe, gjendja e Fjolla Morinës është bërë e ditur edhe nga ish-bashkëshorti i saj Fisnik Syla, i cili pas disa deklaratave të çuditshme të këngëtares, ka thënë shpesh se ish-partnerja e tij ka probleme të shëndetit mendor.

Në një reagim në rrjetin social Instagram, Fisnik Sula shprehet se Fjolla nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk duhen marrë për bazë akuzat dhe deklaratat e saj por kërkoi të mirëkuptohej.

Të nderuar, po e ndjej të nevojshme ta bëj këtë sqarim për opinionin lidhur me deklaratat e fundit që ka bërë F.M (emër i njohur për publikun). Tashmë siç jeni të dëshmuar, gjendja shëndetësore e personit në fjalë nuk është në stadin më të mirë të mundshëm dhe rrjedhimisht edhe ato që thotë nuk mund të merren si të vërteta e as nuk janë të vërteta. Po e ndjej si detyrim ndaj opinionit publik që të sqaroj të vërtetën mbi personal e përmendur në video, në veçanti mikut tim me inicialet D.K, i cili ka qenë një ndihmesë shumë e madhe e jona në kohën kur ajo ndodhej  në paraburgim dhe e them pa mëdyshje që është nga personat më bamirës dhe më human që njoh. Lus të gjithë njerëzit që ta mirëkuptojnë gjendjen e rënduar të zonjës në fjalë dhe të anashkalojnë deklaratat e pavërteta të saj”, shkruan ai.

Kujtojmë se Fjolla Morina ka bërë një deklaratë të çuditshme në rrjete sociale, ku tregonte për gjurmët e fundit të të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.

fisnik syla fjolla morina deklarata

Lini një Përgjigje