Showbiz29 Shkurt 2024, 13:38

“Përdor lëndë narkotike”/ Bardhi shpërthen keq ndaj Roza Latit: Do hakmerrem, do ia bëj ferr

Shkruar nga Pamfleti

“Përdor lëndë narkotike”/ Bardhi shpërthen keq

Këngëtari i njohur, Bardhi është shprehur mjaft i revoltuar me Roza Latin, pasi ajo e akuzoi Sarën se konsumon lëndë narkotike.

Teksa po bisedonte me Ledjonën dhe Romeon, ai shtoi se do të hakmerret ndaj saj dhe do ia bëjë të padurueshëm qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Bardhi ka dalë nga vetja, pasi Roza e akuzon Sarës se është përdoruese e lëndëve narkotike. Ai shprehet se do e “nxjerrë Rozën nga vetja në mënyrën më të poshtër edhe nëse ai vetë del si njeriu më i keq në shtëpi”.

Madje i kërkon banorëve të tjerë që “kur të veprojë ndaj Rozës të mos e pengojë askush sepse e di vetë se çfarë bën”.

Pjesë nga biseda:

Bardhi: Edhe nëse unë jam gabim mos më ndërprerë asnjë këtu. Kam për ta nxjerrë nga vetja. Ndoshta kam për të dalë më i keqi në këtë shtëpi, kam për ta nxjerrë nga vetja në mënyrën më të poshtër të mundshme. Kam për t’ia kthyer me të njëjtën monedhë.

Ledjona: Mos bjer kurrë në nivelin e saj.

Bardhi: Edhe më poshtë, se nivel më të keq se përdorimi i lëndëve narkotike, unë s’besoj që ka.

Ledjona: Jo ta bësh atë, mbaji qëndrim.

Bardhi: Do t’ia bëj ferr, ka për të kërkuar derën e kuqe në dhomën e rrëfimit. Po ta thotë sinqerisht një djalë që deri sot nuk ka folur keq për askënd.

Ledjona: S’ka nevojë të biesh në atë nivel.

Bardhi: Kur më akuzon kështu, duhet ta mbajë peshën e fjalëve kur e thotë. Ta shoh sa duron. Se kur i tha Meritoni a ke bërë treshe, qau në dhomën e rrëfimit.

lende narkotike bardhi roza lati hakmarrje ferr