TAGS-AT E JAVËS

Showbiz17 Nëntor 2025, 14:12

Përplasje fizike mes moderatoreve të mëngjesit/ Treshja e mohon, por i ‘tradhëton’ fytyra

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje fizike mes moderatoreve të mëngjesit/ Treshja e mohon,

Lajmi i publikuar nga PAMFLETI se mes moderatoreve të mëngjesit në Top Channel ka patur një sherr, madje fizik, u mor gjerësisht nga portalet e tjera dhe bëri xhiron e rrjetit.

‘Treshja fantastike’ bëri një parantezë të emisionit sot, edhe pse gjatë gjithë kohës hiqeshin si indiferentë me fraza të tipit “Nuk ia vlen ta diskutojmë se ne nuk kërkojmë klikime nga kjo”. Me gjithë shtirjen si njerëz të civilizuar, i dedikuan goxha kohë lajmit të shkruar nga PAMFLETI (ritheksojmë). Madje i falenderojmë shumë moderatorët që e ngritën si shqetësim faktin që lajmi nuk kishte emër.

Jo zotërinj, zonja dhe zonjusha kudo që ndodheni, lajmi ka patur të shkruar në fund ‘Pamfleti’, por portalet e tjera nuk na cituan. Ndaj, ju, fare pa dashur na keni bërë një nder: na motivuat t’u kërkojmë kolegëve të nderuar që herë tjetër të na citojnë. Siç thotë dhe i famshmi Ferit Lamaj në një nga fabulat e tij: Më mbushe padashur me shpresë, edhe pse ke zemër të zezë.

Nëse e njihni si autor se zakonisht Enxhi Nasufi lexon libra të dorës së dytë, me titull: “Pse meshkujt dashurojnë kuçkat”.

Salaj, nga ana e tij na quajti ‘kandra’ (sigurisht jo ne të Pamfletit, se ai na njeh mirë se çfarë dhe kush jemi), por portalet në përgjithësi. Sa keq që “ky gjëja” nuk e di si funksionon showbizzi, se presupozohet të jetë marrë gjatë me gazetari. Nëse ke një info, bëhet lajm dhe në showbizz nuk kanë qenë të rralla rastet kur lajmi është mohuar nga protagonistët, duke ofruar ‘të vërtetën e tyre’, që ishte shumë larg nga realiteti.

Moderatoret hodhën edhe idenë që duhet t’i kishim telefonuar dhe t’i pyesnim nëse janë zënë. Ide e mirë, por jo për dy vajza që dukshëm nuk flasin me njëra-tjetrën, me gjithë sforcimet e mëdha. (Një këshillë: bëni ca prova sikur flisni, se u keni rënë edhe ndjekësve në sy. Komentet ju kanë ‘masakruar’). Nuk jemi aq naivë, sa t’ju telefonojmë dhe të presim të na thoni të vërtetën.

Të nderuar spikera të mëngjesit, lajmi që dy moderatoret janë zënë dhe debati ka degraduar deri në konfrontim fizik është mëse i vërtetë. Publiku e di që askush nuk do t’ju bëjë ju të famshëm, sa të sajojmë diçka të tillë. Enxhi vlerësohet më shumë si këngëtare, Neada si imituese e Kryemadhit dhe Salaj si përkthyes, se sa si moderatorë të një emisioni mëngjesi, që (ndjesë që po ju lëndojmë), nuk ndiqet!

Sigurisht, ne dimë edhe arsyen e zënkës dhe dimë edhe faktin që kjo është përtej jush, që Neada mund të ketë marrë direktiva, e të tjera si këto.

Por, jo të gjitha shkruhen, pikërisht për ta trajtuar si ‘showbizz’ lajmin dhe për të mos shkaktuar dëme emocionale. /PAMFLETI

 

blendi salaj enxhi nasufi sqarim neada muca

Lini një Përgjigje