TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Prill 2025, 15:23

Plas keq mes Lim Hotit dhe Ylli Dreshajt: Ai është ga*, nuk e dua afër!

Shkruar nga Pamfleti

Plas keq mes Lim Hotit dhe Ylli Dreshajt: Ai është ga*, nuk e dua

Vetëm pesë ditë pas nisjes së spektaklit “Ferma VIP”, tensionet mes banorëve kanë filluar të shpërthejnë me forcë. Një debat i ashpër ka ndodhur mes këngëtarit Limi dhe modelit Ylli Dreshaj, pas një deklarate të fortë nga ana e Limi-t që i tronditi të gjithë brenda fermës.

Gjatë një bisede, Limi deklaroi për Yllin, se është homoseksual, një pretendim që modeli e mohoi publikisht në transmetimin e spektaklit. Ylli u shpreh i revoltuar ndaj deklaratës, duke e konsideruar si fyerje dhe shpifje, ndërsa theksoi se nuk do të tolerojë sulme të tilla ndaj figurës dhe jetës së tij personale.

Situata u përshkallëzua edhe më tej kur Ylli deklaroi se është ndjerë i kërcënuar nga Limi gjatë një moment tensioni në fermë.

Ylli: Limi është shumë djalë i mirë, por ai nuk mundet ta përcaktojë seksualitetin. Është mendimi i tij. Unë e pranoj publikisht që nuk jam gei. Ai më kërcënoi. Më tha: Kur të dalim jashtë, do e shohësh. Nuk thashë që është djalë i keq. Ky është mendimi im.

Limi: Ylli m’u duk djalë i mirë, interesant. Më pëlqeu si djalë, por ne u ndamë për disa gjëra. Po flisnim për familjen dhe m’u duk fals. Punët e shtëpisë i bën vetëm për të rënë në sy. Deklaratën e dhashë nga mënyra si rri, si flet, zihet vetëm me gocat. Nuk bëjnë burrat ashtu.

Zhaku: Nuk ka çfarë i duhet Limit. Pse të ndikon seksualiteti i një personi? Çfarë të duhet ty nëse është gei?

Limi: Është e rëndësishme, dua të di kë kam afër.

Zhaku: Ke frikë se të kap me zor natën? Edhe Ylli nuk ka pse justifikohet. Për mendësinë time, nuk i përket askujt seksualiteti i dikujt aty.

ylli dreshaj lim hoti

Lini një Përgjigje