
Mbrëmja e kaluar në ‘Ferma VIP’ ishte plot emocione dhe lot.
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga takoi nënën e saj në “Fermavip”, moment ky që preku banorët, ndërsa moderatorja Fjoralba Ponari shpërtheu në lot.
Ajo kujtoi nënën e saj të ndjerë, duke treguar për herë të parë se e ëma krenohej te të gjithë me imazhin që Fjoralba ka ngritur në publik.
“Po e them për herë të parë sonte, unë…. (shpërthen në lot).
Një nga gjërat që mamaja ime krenohej tek të afërmit e saj dhe kolegët e saj, ka qenë pikërisht imazhi që unë kam ngritur në publik. Edhe pse shumë herë më mungon dëshira për t’u zgjuar dhe jo për të ardhur dhe për të drejtuar emisionin, e kam gjithmonë në mendje dhe përpiqem me aq sa mundem që të çoj përpara këtë dëshirë të saj”– tregoi Fjoralba mes lotësh.
Lini një Përgjigje