TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Prill 2023, 12:53

‘Po fitova BB, do rri edhe 12 orë të tjera në shtëpi vetëm’, Luizi tregon çfarë do bëjë nëse merr çmimin

Shkruar nga Pamfleti

‘Po fitova BB, do rri edhe 12 orë të tjera në shtëpi

Me rikthimin e Efi Dhedhes, Kiara Titos dhe Ronaldo Sharkës në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, janë rikthyer edhe bisedat e orëve të vona mes tyre dhe Luiz Ejllit.

Teksa të katër banorët ishin shtrirë në të njëjtin krevat, Kiara tha se do i vinte shumë mirë që ta fitonte ai këtë edicion të BB VIP. Duke qeshur Luizi shprehet ‘se nuk del nga aty, vetëm nëse e nxjerr RENEA”.

“I kam bërë kërkesë Vëllait të Madh, nëse ndodh që e fitoj, dua të rri edhe 24 orë vetëm. Me kamera ndezur, me dhomë rrëfimi, me të gjitha. Jo 24 orë por 12 orë. Domethënë mbaron në 3 të mëngjesit, se po themi zgjat shumë. Ok, mbaroi ajo, unë do rri deri të nesërmen në 8 të darkës vetëm në shtëpi, tek pullë”, tha Luizi.

Menjëherë Kiara thotë ‘a më the se do ikim në shtëpi?” dhe këngëtari i përgjigjet:

“Duro moj duro. Ti thua se do ma plotësojnë e, të rrinë një staf 1000 vetë duke më parë mua nëpër shtëpi, a je në terezi?! Por nëse ma plotësojnë, do rri”. 

luizi vetem ne shtepi

Lini një Përgjigje