TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Korrik 2024, 14:54

Postoi foto pas humbjes së Portugalisë, rrjeti ‘masakron’ me komente Georgina Rodriguez

Shkruar nga Pamfleti

Postoi foto pas humbjes së Portugalisë, rrjeti ‘masakron’

Franca siguroi vendin e saj në gjysmëfinale të Euro 2024 të premten, më 5 korrik, pasi mundi Portugalinë me penallti.

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ishte në tribunë në stadiumin Volkspark të Hamburgut dhe nuk donte të humbiste asnjë nga ndeshjet e luajtura nga kombëtarja portugeze gjatë turneut.

Ajo e bëri këtë nga një tribunë VIP, e veshur me një fustan të ngushtë me lule dhe çizme të zeza poshtë gjurit. Dhe, pas eliminimit, ajo ka dashur të ndajë në rrjetet e saj sociale këto fjalë inkurajuese për skuadrën portugeze.

“Sa emocione të bukura kemi përjetuar në këtë Europian. Faleminderit përgjithmonë Portugali”, ka shkruar modelja në llogarinë e saj zyrtare në “Instagram”.

Mesa duket ky gjest nuk është pritur aspak mirë nga disa prej ndjekësve të modeles së famshme. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se si ajo mund të bëjë një postim duke pozuar menjëherë pasi ekipi i partnerit të saj është eliminuar nga gara.

“Ai humbi dhe ti po poston???” , “Ronaldo është i trishtuar dhe ti poston?”, ose: “Pa ofendim, por më falni, si mund të postoni diçka teksa ai humbi ?” janë disa nga komentet që mund të lexohen në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

georgina rodriguez humbja portugali

Lini një Përgjigje