
Livia është përplasur me Jozin, një debat i nisur që prej asaj që ndodhi në “Prime” e fundit, ku u pa se Jozi ka folur fjalët më të rënda për Rozana Radin, e cila e fali për gjithçka ndodhi.
Ndërkohë me Livian ai sërish ka përmendur fjalë të rënda duke i thënë: Ndyrësirë, menere, etj.
“Je shumë kot, je shembulli më….ik moj ndyrësirë. Shko moj copë injorateje. Je e pavlerë më beso…”
Ndërsa Livia dëgjohet t’i thotë: Dje bëre si gango pulash.
Jozi, pas debatit të ashpër që pati me Livian, është distancuar nga pjesa tjetër e banorëve për të diskutuar privatisht me Lorin, për të cilën ka një pëlqim.
Ajo dëgjohet t’i thotë se ka vepruar shumë gabim në debatin me Livian, ndërsa shton se nuk dëshiron që në jetë të ketë një partner me një karakter të tillë dhe ofendues ndaj vajzave.
“Burri që unë dua pranë s’duhet të jetë i tillë”- i thotë Loredana Jozit, ndërsa ky i fundit i thotë ‘t’i pse nuk më ndalove’.
Lini një Përgjigje